Açıklama
^eksa shfleton librin e trurit sheh me habi ngjarje, | rruge te pershkruara, det lotesh e diell te qeshurash. Duke ecur ndalon diku, jo diku kutum por aty ku zemra rreh me fort se rrahjet e zakondshme. Aty ku dielli shkelqen me shume ose aty ku stuhia e jetes nuk ka patur meshire. E me habi sheh nje grumbull te madh njerezish qe te rrethojne. Ben nje rrotullim ne vend. Disa i njeh, disa i ke te afert, e disa jane te panjohur. Sheh se je terhequr shpeshhere me force e pa deshire, sheh sesi jane larguar disa te tjere pasi e kane bere jeten tende lemsh, kupton se ke humbur kohe e mund per njerez qe nuk ja kane vlejtur per asgje, gjithsesi mendon se gjithçka ka kaluar tashme!
Por jo, te gjithe kane lene nje gjurme, nje ngjarje, nje histori. Histori qe dashur pa dashur, ta kane vene peshe mbi shpatulla pa pyetur neşe e mban apo jo. Dhe ti stepesh ne njollat e te kaluares düke stopuar ne te ardhmen. Krijohet nje pauze hulumtimi qe per fat te mire ose te keq nuk mund t’a kthesh me pas. Nuk mund te zgjidhesh asgje, nuk mund te degjohet zeri yt ne ate gumezhime njerezish, nuk mund te mbrohesh nga e keqja e askujt. E sheh boten te kuqerremte si qielli ne lindjen ose ne perendimin e diellit. Gjithsesi ti thua sa bukur te shfletosh librin e trurit ate liber qe se ka lexuar askush. I hedh poshte shkrimtare e poete. Kupton se askush nuk mund te shkruaje neşe nuk ka “jetuar” ne kete jete.
İncelemeler
Henüz inceleme yapılmadı.